Wednesday, November 9, 2016






















VËLLAIT TË KRISHTERË

Thonë se Zoti është i njëjtë
Thonë se kemi të gjithë një Zot
Dikush i thotë Bog, Zot, Tanri, God apo Allah
Por Zoti im nuk ka grua, nuk ka fëmijë,  s’është baba

Zotin mund ta njohësh dhe ta duash pa kufi
Me atributet e Tij që mund t’i kesh edhe ti
Zoti është i vetëm, nuk ka shok e as fëmijë
Zoti është mbështetja jonë, çdokush varet nga Ai

Ai s’ka lindur dikë e as nuk është i lindur, nuk është At e as biri i Tij
Sepse po të ishte Zoti At, atëherë pse nuk e mbrojti dot veten Jezusi
Biri i ngjan babait, ndërsa bija mamasë

Por Zoti i Madh e i Vërtetë, është i Vetëm dhe me asgjë nuk ka të ngjarë

Wednesday, March 30, 2016





HAZRETI FATIME

O Fatime shpirt uruar  
Shërove plagët nën flamur
Nën flamurin e Islamit
Ngrite zërin e Kur’anit

Veprat e tua trimërore
Japin shkëlqime hyjnore
Na mbushin zemrën plot me nur
Na udhëzojnë më shumë sabur

Sa nënë e dashur ti për ne je
Sa bijë e ndershme për babanë
Sa grua e lumtur përAlinë
O mikesha e Perëndisë

Jetë të vrazhdë ti kalove
Shumë dhimbje përjetove
Asnjëherë nuk u dëshpërove
Edhe pse u sakrifikove

Sa herë që hyre në derë
Pejgamberi ngrihej me nder
T’i puthte duart, faqetdhe sytë
E lëshonte vendin që të ulesh ti

Populli thotë nënë e bijë
Janë mu si hark e dry
Por kësaj here babë e bijë

Allahu i bëri arkë e dry
FATIME ZEHRA

Të lumtura ishin ato ditë
Kur Pejgamberi u lajmërua
Për një lajm të ri
Se do të lindë një fëmijë

Katër zonjat e Xhennetit
Hynë në shtëpinë e Profetit
Plot me fat e krenari
Të lidhin një kondak të ri

Porsi hëna e plotë
Ishte fytyra e Fatimes
Ngjyrë e bardhë e faqekuqe
Buzë të njoma si burbuqe

A thua pse,
Allahu e zbriti suren Keuther
Me rastin e lindjes së vajzës së Pejgamberit?

Atëherë kur femra
Aspak nuk vlerësohej
Lindet ylli i pashuar
Idealja e madhëruar

Fjala më e hidhët
Në ishullin e Arabisë
Ishte ebter, farëshuar
I thanë Profetit të Perëndisë

Pse punon o Muhammed?
Ti nuk ke djalë, ti nuk ke shpresë
Kush do të trashëgojë,
Gjithë këtë vepër që po bënë?

Çfarë marrëdhëniesh të mira kishte
Pejgamberi me Allahun
A thua pse nuk i dha një djalë
Kështu menduan ata

Ata që Pejgamberit
Me djem e nipa iu lëvduan
I la Allahu në faqe të tokës
Emrin e tyre për ta mallkuar

Ebu Sufjanidhe Muaviu
Kishin djem e trashëgimi
Por mos e harroni edhe Hindin
Që e shkuli zemrën e Hamzait

Pjella e fëlliqur e Hindit
I dha shëmtim gjithë dunjasë
I la Zoti për punë mallkimi
Deri në Ditën e Gjykimit

Ky fis Pejgamberit iu lavdërua
Se kishte meshkuj për të luftuar
Por meshkujt e tyre u bënë Jezidë
Prej asaj kohe e gjer në këtë ditë

Edhe një gjë të kisha pyetur, nëse nuk mërzitesh
A vuri dikush emër, Jezid e Muavi?
Jo vëlla, jo, këtë nuk do ta dëgjosh
Qoftë në këtë botë edhe nga më i keqi njeri

Ndërsa Pejgamberi me vajzën e tij
I dhuruan njerëzimit dymbëdhjetë imamë të rinj
Që vazhduan rrugën me gjak e me lot
Për të na përcjellë Kuranin, siç e kemi sot

Nënën Fatime gjithmonë e përkujtojmë
Edhe pse varrin e saj nuk e dimë se ku ekziston
Salavate dhe selame për ju ne këndojmë
Pasardhësit e Pejgamberit kështu i respektojmë.


ALLAHUM-ME SAL-LI VE SEL-LIM VE ZID VE BARIK ALA RESULULLAH,
 VE ALIHIL AT-HAR

Tuesday, March 29, 2016

UNË JAM DHIMBJA E TIJ, AI ËSHTË ILAÇI IM
( Poezi nga libri im " EJA SHPEJT " 2015 )
https://www.youtube.com/watch?v=ZbAjzeeAZQc


Në natën e fundit të jetës në këtë botë,
Kumboi një zë i kobshëm nga qielli gjer në tokë,
Një dremitje e jotja shumë gjëra na kumtoi,
Një ëndërr e hidhur shpirtrat na shqetësoi.

Pyeti motër Zejnebja, vëlla ç’ishte ky zë?
Ti ishe duke pushuar e gjumi të kishte kapluar,
Vëlla, a më thua se ç’mund të jetë kjo?
Imam Husejni me buzë në gaz e me lot në sy,
Ia shtrëngoi duart motrës, e mori në gji
Motër, e dashura ime, gjithmonë për mua je trazuar,
Njëmijë e një gjëma ke për t’i përjetuar
Këtë të tha gjyshi ynë, i dashuri Pejgamber,
Që kur erdhe në këtë botë, me vuajtje plot

Ti e shijove dhembjen kur gjyshi na la
Ti e shijove hidhërimin e nënës Zehra
Ti e shikove kokën me gjak, të babait Murteza
Ti e mbështolle me qefin, trupin e Hasanit vëlla

Më kujtohet si sot i thotë motra, Husejnit vëlla
Të kam thënë, mos e ke dert o vëlla
Se Zejnebja është si një dragua
Që të gjitha këto i ka përballuar

Por dashuria dhe brenga për ty është mbi të gjitha, o vëlla
A më thuase çfarë ke ëndërruar në këtë natë të Qerbelasë?
Mos vallë ka lajme të mira që moti s’kam dëgjuar,
Një zë i madh nga qielli, ndihmë kërkonte si i bekuar:
“Më jepni ndihmë, o i Dashur i Allahut, o i Dashuri i Perëndisë,
Nga kjo jehonë e zërit u ngrita në këmbë befasi“

U trembëm o vëlla, zemra në kraharor rreh pa ia ndalë,
thanë dy motrat e dashura,UmmuKulthumi dhe Zejnebja.
Husejni pyet, edhe ju këtë zë e dëgjuat?
Po o vëlla, thanë motrat të dyja me një zë,
Atëherë mua s’më mbetet pa ju kumtuar

Në ëndërr më erdhi gjyshi ynë Mustafa, dhe kështu më tha:
“O drita ime Husejn, të gjithë engjëjt e lartë, të gjithë shpirtrat e profetëve,
Të gjithë shpirtrat e shehidëve, nëna jote Fatimeja, babai yt Veliullah,
Po e presin shpirtin tënd, të pastër, o nipi im, i biri i Zehras.
Ne presim, presim e të mirëpresim, ti do të vish nesër tek ne,
Me këtë ardhjen tënde disa do të hidhërohen, por ne këtu do të gëzohemi”

O i Dashuri i Allahut, o babai i Zehras,
Më sqaro pashë Allahun, si ke mundur që këtë lajm të dhimbshëm,
t’ia kumtosh nipit tënd, o Mustafa?
Ti moj krijesë e brishtë, mos u brengos e mos u mallëngje,
Se Husejni dhe njerëzit e ngritur kështu nuk mendojnë
Ata shohin me sytë e zemrës, e zemrat e tyre larg vrojtojnë
Ata flasin me gjuhën e shpirtit
E fjalët e shpirtit shumë shpirtra rehatojnë,
Prandaj lajmi i keq, nuk është lajm, por sihariq,
Për njerëzit si Imam Husejniqë këtë botë e kanë një hiç

Vazhdoi Imam Husejni ëndrrën t’ia kumtojë,
Motrës së dashur Zejnebes,që rrugën e tij do ta vazhdojë,
“Prapa shpinës së Profetit, pash një engjëll hyjnor,
Me kupë qelqi në dorë, të vulosur në një anë,
Atëherë unë e pyeta, ”o gjyshi im Pejgamber,
Që kërkon me kupë të zbrazur,ç’pret ky engjëll i ndjerë?
Ai pret çastin tënd, që gjakun tënd ta tuboj,
Me këtë kupë qelqi Allahut t’ia dërgojë,
Gjaku yt do të jetë dëshmi në Dunja e Ahiret,
Gjaku yt do të ringjallë Islamin, fenë e vërtetë“

Imam Husejni tregonte, e Zejnebja gjëmonte
O vëlla mos ma thuaj, mjaft vuajtje kam përjetuar
Unë nuk mundem të përballoj më, zemrën po ma përvëlon
Më është tronditur zemra, nga vuajtjet e kësaj dunjasë
Shpirti më është helmuar për familjen e Mustafasë

A nuk ishte mjaft për mua, o Allah i Lartësuar,
Që e pashë trupin e gjyshit tim, me dhëmbë të helmuar,
A nuk ishte mjaft që nënën e mjekoja,
Trupin e saj të gjakosur, në Ahiret ta përcolla,
A nuk ishte mjaft kur e pashë gjakun në kokën e babait,
Dhe sexhaden e gjakosur në mihrabin e Xhumasë,
A nuk ishte mjaft për mua, vëlla Hasanin kur e pashë,
Që me lot mbi fytyrë të vdekur,në buzë helmin ia lashë.
Ia pashë e ia lashë, asgjë s’kishe çfarë t’i bësh
A nuk ishte mjaft vëlla Muhsinin, që ta dhashë
Dhe tani dëshiron të më marrë Husejnin e gjithë dunjasë?

Jo, o Zot jo, se zemra mjaft më është copëtuar,
Nuk e lë vëlla Husejnin një hap të shkojë pa mua

U mblodhën gra, fëmijë, burra, familje e shoqëri
Në natën e fundit, të ngrohtë në qetësi
Të gjithë gratë, fëmijët, motra e vëllazëri
I përqafoi Imam Husejni me mall e dashuri

Me lot gjaku që pikonin nga zemra e copëtuar
Unë po ndahem nga ju, por skam për t’ju harruar
Jeni viktima në vend të huaj, askush nuk ka mëshirë
Unë po ndahem nga ju, por jo përgjithmonë
Do të takohemi në Xhennet,të gjithë do të jemi një
Por e kam një brengë që zemrën ma shkrumbon
Do të jeni në duart e këtyre gjakpirësve muavijan
Por e keni motrën Zejnebe, që ju do e ju mbron
Prandaj kjo pak shpirtin, mua ma qetëson”

Zejnebesdhe motrave të tjera, gjoksi iu kishte shtrënguar
E rrihnin atë dhimbjet e frymëmarrjes së shpeshtuar

“O kandil i shtëpisë sëProfetit
Ti na le të mallëngjehemi
Zemrat tona janë brymosur
Me gjak e me dhimbje lotojnë
Husejn vëlla, Husejn vëlla
Mos ki dert për ne në dunja
Se ne kemi motrën Zejnebe
Trimëreshën e Qerbelasë  ( këndohet)

Aq shumë vaje e rënkime, toka e qielli i dëgjonte,
Aq shumë ah-uh, nga zemrat e tyre, qielli, toka mezi duronte
Nga gjëmat e shteruara, nga zemrat e copëtuara
Lindi dielli i Qerbelasë, ditën e dhjetë të muajit Ashura
Së bashku me shokët tij namazin përfundoi
I lajmëroi të gjithë se lufta filloi
Nga ana tjetër armike,buçisnin daullet me brohoritje
E të dashurit e Imam Husejnit rrinin të gatshëm pa pikë frike
Të dëshmonin për Islamin, me jetë e me Kur’an
Përuleshin para këmbëve të tij, jemi gati Ja Imam
Dilnin para ushtrisë armike me bindje dhe trimëri
Luftonin deri në frymën e fundit, me gëzim e krenari

Erdhi radha e Imamit, shehidit të Qerbelasë
Me qëndrim stoik të bukur si të Mustafasë
Vendosi mbi kokëne tij, sarëkun e zi
Që e kishte dhuratë, kujtim nga gjyshi i tij
Në shpatullat e gjera vendosi hirkën profetike
Që ia kishte dhuruar gjyshi me salavate të përshpirtshme
Allahumme Sali alaMuhammed, ve alaahliMuhammed

Doli ballë përballë armiqve mizorëjezidij
Aspak nuk iu tremb syri, i këshilloi si njeri:
“Unë jam biri i Aliut, nga fisi Hashimij
Mua më mjafton ky emër që është nder dhe fisnikëri
Në shtëpinë tonë të shenjtë, të quajtur EhliBejt
Tek ne është vend i dritës, i kujtimit Muhammed
Libri i Zotit të Vërtetë tek ne gjendet pa u prekur
Gjyshi im, i Dërguari i Zotit, mbi të gjithë pejgamberët
Kandil i Zotit ne jemi, në këtë botë ne ndriçojmë
Zemrat i gjallërojmë, Islamin e lartësojmë
Fatimja është nëna ime, më e mira femër në botë
Aliu është babai im, që ju e kishit shok”

U nis Husejni në dyluftim, në fushën e Qerbelasë
Me shokët e tij së bashku, me Ali Abbas
Tani erdhi radha e imamit që të dalë në mejdan
Para ushtrisë së Jezidit, rrinte si kapiten
Kishin kulturë dhe urtësi fëmijët e Imam Aliut
I kishte mësuar babai, shpata menjëherë s’duhet ngritur
Prandaj Imam Husejniiu drejtua me këto fjalë
Nuk e donte gjakun e tyre, të shitur me para
“O populli i Kufes, o ushtri e Jezidit, do t’ju kumtoj një lajm të ri
Do të vijë një ditë kur para Zotit me ju do të rri
Unë do të kërkoj të drejtën time, gjakun që ma keni derdhur
Atëherë ju do të dridheni, para të dashurit Pejgamber
O popull i paturp, ky sarëk që kam në kokë
Kjo shpatë e ngjeshur në belin tim
Kjo hërkë që kam në krah
Këtij kali që i kam hipur
Janë të gjyshit tim që ai m’i ka bërë kujtim
Unë jam trashëgimtar i dijes profetike
Jam dritë e syve, për nënën timeFatime
Kurrë në jetën time s’ka dalë ndonjë rrenë nga goja ime
Kurrënë jetën time s’kam mohuar fenë time
Unë jam biri i Murtezait që ishte dhëndëri Mustafait
Për të cilin Pejgamberi shumë gjëra na ka thënë
“Men kuntumevlafe hadhaAlijunmevla”
Kush më njeh mua për të parë, Aliu është i pari i tij
Unë jam qytet i dijes, Aliu është porta e tij

Këto fjalë i thoshte Pejgamberi, edheunë po jua them
“Husejnminni ve enneminelHusejn”
Husejni është nga unë, e unë jam nga ai
Unëjam gjak Muhammedi, ai është gjaku im
Unë jamnip profeti, ai është gjyshi im
Unë jam zemra e tij, ai është jeta ime
Unë jam feja islame, ai është Kur’ani im
Unë jam prijës në Xhennet, ai është Xhenneti im
Unë jam dhimbja e tij, ai është ilaçi im

O ju popull i Kufes,jezidij e muavijë
Si na dolët aq të pabesë?
A s’më thoni ç’ju kam bërë?
A mos vallë ju kam tradhtuar, apo ndoshta mashtruar
Gjakun s’jua kam derdhur, mallin nuk jua kam prekur, nderin kurrsesi
Pse atëherë dëshironi shpirtin tim, o njerëzi?

Unë para se të vija në këtë vend të Qerbelasë
Isha në xhami te varri i MuhammedMustafasë
Kur u nisa në mërgim, përreth Qabes kërkova shpëtim
Në vendlindje nuk më latë të jetoj në qetësi
E lashë shtëpinë dhe çatinë pa zot shtëpie e pa dry
O ju popull i pabesë, më thirrët dhe më ftuat
Me dhjetëra letra besnikërie, mirëseardhje më ofruat
Unë iu përgjigja ftesës suaj, e lashë shtëpinë e bagëtinë
Në mes të natës dola në arrati
Me familje e fëmijë, vëllezër e shoqëri
E lashë bukën e papjekur, shtratin e ngrohtë në vetmi
M’i latë fëmijët pa kujtime, pa ushqim e ledhatim
E tani m’i trishtoni me britma, gjak e masakrim
A keni besë muslimani apo besë tradhtari
Musafirin mos ta mbroni, e hakun t’ia cungoni
Të m’i leni fëmijët jetimë para syve të mi
Tëm’i leni gratë e veja në skamje e mjerim
A keni shpirt në vete, o ju muslimanë
Ti që ke gjak Muaviu, gjak EbuSufjan

E gjithë ushtria armike e kishte veshin por ishin të shurdhër
Kishin zemra por i kishin vulosur me besën jezidite
Omer Sadi komandat kriminel, i tha Imam Husejnit
“Leri këto tregime e llafe përtë tjera herë
Dy gjëra i ke në dispozicion
Të pranosh Jezidinsi halife ose vdekja të takon

Iu drejtua Imam Husejni: ne jemi të denjë për këtë që besojmë
Ndërsa ti dhe pasuesit e tu jezidij
Me fenë islame jeni duke bërë gërdi
Ju them, nëse feja islame ka ardhur deri në këtë gjendje
Atëherë unë këtij Islami i them lamtumirë

Ne dimë të vdesim para se të vdesim
Na ka mësuar jeta e cila na takon
Njerëzit si ne nuk vdesin, por gjithmonë jetojnë
Prandaj ranë dëshmorë në fushën eQerbelasë
Trimat qëi priste shpirti i Mustafasë
Kishin të gjithë një ideal, një gjallëri në shpirt
Se rruga e EhlulBejtit është i vetmi shpëtim
Që ta mbrosh Islamin,Kur’anin fisnik
Ishte urdhër i Allahut atëherë dhe çdo ditë

Kësaj ngjarje të Qerbelasë shumë vlerai janëkushtuar
Elegji e fjalë trimërie,janë thurur e krijuar

Çdo ditë është Ashura, çdo vend është Qerbela
Çdo ditë është Ashura, çdo vend është Qerbela

Çdo ditë është Ashura, çdo vend është Qerbela

Wednesday, January 27, 2016

TEMA: 

Analiza e  veprës

“ Qerbelaja” e Naim Frashërit.

        
                                                                                    Autor: Ikballe Berisha Huduti 


 

TEMA:

Analiza e  veprës “ Qerbelaja” e Naim Frashërit.

Hyrje

   Ne do ta shqyrtojmë  këtë krijim memorial të shkrimtarit Naim Frashërit me ndikimin e tij bukur  të dukshëm tek krijuesit e tjerë letrar,  jo vetëm në  nxitjen të shkëndijave ndriçuese që poema “Qerbelaja” ka inspiruar shumë poet shqiptarë,  por edhe qasjen se si kanë ndikuar  mesazhet me plot dituri dhe urtësi hyjnore e zbritur në rrafshin njerëzor për të mirën e shoqërisë.  Duke gërshetuar mesazhet  letrare të krijuesit të madh kombëtarë siç është Naim Frashëri, duke vlerësuar punë e palodhur të shumë autorëve në këtë fushë dhe zhanër letrar, ne gjeneratat e ardhshme u jemi mirënjohës të gjithë këtyre krijuesve, ideologëve të mëparshëm, të cilit kanë sjellë mjaft elemente të përbashkëta si në ideologji(këtë rast atë fetare), por edhe në aspekte të tjera të përditshmërisë së jetës.
Detyra dhe qëllimi ynë konkret në këtë punim diplome është që të bëjmë një zbërthim adekuat strukturor, duke nxjerr domethënien qenësore të 25 këngëve brenda poemës epike të quajtur “ Qerbelaja”. Sesi të përshkruajmë një analizë përmes interpretimit tekstual që poeti ka brumosur në brendinë e kësaj poeme të bukur. Përmes kësaj analize strukturore ne do të arrijmë :
·         Të shtjellojmë kodin poetik të ligjërimit Naimjan,
·         Të shtjellojmë estetikën e ndërthurur përmes fjalëve dhe ideve vizionare,
·         Të shtjellojmë mënyrën se si e ka bërë periodizimin e ndodhive që nga koha e Profetit Muhamed, deri tek ndodhia e Qerbelasë, e më  pas deri tek hakmarrja si një ndër obligimet fetare me shumë përgjegjësi morale dhe shpirtërore.
·         Do të arrijmë t’i nxjerrim mesazhet, këshillat, shembujt nga gjithë kjo ndodhi historike, e cila nuk njeh as kufijtë metafizik, as kufijtë metahistorik, e që këtë poeti arrin ta rrumbullakosi dhe të shpreh mesazhin hyjnor për popullin e tij shqiptarë. Poeti na përcjellë mesazhin se Imam Husejni, edhe pse ishte një hero me origjinë arabe, nuk njeh as kohë as vend me ndodhin dhe sakrificën e tij, ku më pas edhe poeti ia ofron si shembull qëndrese për bashkatdhetarët e tij, në vjershën e njëzetë e pestë, pra të fundit të kësaj poeme të titulluar “Qerbelaja”.
·         Shqyrtimi dhe angazhimi në zbërthimin përmes interpretimit tekstual, do të na shpie te bota e  Naim Frashërit, përmes një poeme të zhanrit letrar në poezi e trajton një ngjarje historike që ka ndodhur brenda pesë dekadave. Mjeshtëria dhe intelekti gjenial e shkrinë dhe e sjellin pranë nesh gjithë këtë ngjarje voluminoze në një poemë me shumë kuptim domethënës dhe esencial, me paraqitjen e lëvozhgës historike, por pa anashkaluar shprehjen e brendshme artistike, letrare dhe shpirtërore. E shtyn lexuesin, por edhe studiuesin të thellohet në brendinë e saj duke u kuptuar se çka ka dashur të kumtojë autori në këtë vepër poemë.
·         Dhe në fund do të arrijmë të paraqesim një rezymetë gjithë këtij  punimi tematik.
Struktura e kësaj poeme në vete përmban, stilin e saj mahnitës të pyetjes dhe përgjigjes, përcjell shumë momente nga ngjarjet dramatike dhe ndjenjat që përjetuan protagonistët në çdo vjershë të kësaj poeme. Pse e themi protagonistët, në numrin shumës? Sepse pothuajse në çdo vjershë është nga një protagonist kryesor,i cili fuqizohet nga poeti duke e paraqitur me karakteristika të ndryshme në mënyrën e ligjërimit, dukjes dhe veprimit të tyre si heronj në mesin e mizorëve të cilët janë antagonistë në secilën vjershë.

  

Naim Frashëri, poet i shquar i Rilindjes Kombëtare


Naim Frshëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër, nganjë familje feudalësh të kohës. Halit Beu ishte i ati i tij, i cili merrej me tregti dhe  nëpunësi, ashtu si i vëllai i tij Abdyli. Naimi mësimet e para i brumosi me mësimet e hoxhallarëve dhe shejhëve Bektashian nëpër objektet fetare, në xhamia dhe teqe të ndryshme. Të gjitha këto mësime nuk i mori në gjuhën shqipe, por në atë turke arabe dhe persiane e më pas edhe shqipe,por me shkronja arabe.
Pas vdekjes së babait e tërë familja shpërngulen në Janinë, ku Naimi së bashku me Samiun,studiuan në kolegjin grek “ Zosimea” ku poeti i ardhshëm u njoh me filozofinë dhe letërsinë klasike greke. Pas mbarimit të kolegjit, Naimi shkoi në Stamboll për të punuar, por edhe sepse ishte i sëmurë nga mushkëritë, ku më pastaj edhe ndërroi jetë në vitin1990. Gjithashtu vlen të përmendim se pas një ndërhyrje shtetërore, sot eshtrat e Naimit prehen në Tiranë në vendlindjen e tij,nëShqipëri.
Naimi shkroi vepra në poezi dhe në prozë, në ligjërimin lirik dhe në atë epik. Sipas tematikës krijimtaria e tij klasifikohet në: patriotike, personale dhe filozofike. Veprat më të rëndësishme të Naim Frashërit janë: Ëndërrimet, Bagëti e Bujqësi, Lulet e verës, Fletore Bektashiane, Histori e Skënderbeut dhe vepra Qerbelaja e cila u shkrua 2 vite para vdekjes, pra në vitin 1898 .
Naim Frashëri, siç thotë akademiku Rexhep Qosja, ishte ndjekës i tarikatit Bektashinj andaj në përgjithësi shquhet për një ndërtim shpirtëror të ngritur, që një pjesë i detyrohet gjuhës, letërsisë dhe filozofisë së vjetër persiane. Naimi ishte shkrimtar që gufon e zgjohet duke njohur dhe kuptuar historinë e botës dhe të popullit të vet që nga kolegji grek në shkollë të mesme dhe më konkretisht vjen duke e kalitur popullin e vet me batica e me zbatica shoqërore të cilat i përjetoi së bashku me ata me, shpresë se Shqipëria do të rinohej e gëzohej.
Naimi ishte poet që nuk mori frymëzime prej fatkeqësive subjektive, por prej fatkeqësisë kombëtare. Ai e tejkaloi individualizmin për hir të një kauze më të madhe, që përjetonte populli i tij. Nuk është dëshmi e madhështisë njerëzore vetëm vepra e tij e shkruar, por edhe vet ambienti ku jetonte Naimi,në këtë rast shtëpia e tij ishte siç thonë populli, një teqe e të gjithë liridashësve që përpiqeshin për pavarësinë e atdheut. Ata aty frymëzoheshin mësonin dhe merrnin kurajë për të vazhduar jetën e më tejshme patriotike. Gjithashtu vlen të përmendim se në kohën e tij, emri i Naimit kishte marrë jehonën e mësuesit të kombit, poetit, vizionarit dhe dijetarit të madh. 
Naim Frashëri tërë jetën e tij u përpoq të mbante një baraspeshë ndërmjet mësuesit dhe poetit, ndërmjet etikës universale dhe estetikës fetare edhe u bë popullor në të dy drejtimet, por në esencë dominonte mësuesi .[1]Përveç faktit që Naimi u njoh me epitetin si Mësuesi i Kombit, është një ndër figurat më të spikatura patriotike dhe simbol i zgjimit kombëtar dhe uniteti të popullit shqiptar.

Struktura e poemës “QERBELAJA” e Naim Frashërit


Në këtë poemë vargjet janë të njëpasnjëshme, nuk ndahen në strofa, por janë vargje që kanë numër radhitës. Këto vargje koekzistojnë (bashkëveprojnë), në suaza të njësive që poeti i paraqet si elemente përbërëse të rrëfimit narrativ, përmes vargjeve poetike, ku më pas formojnë një kontekst shumë domethënës të idesë së poetit.
Në këtë poemë të përbërë nga 25 këngë, shumë qartë shihet se vargjet janë të renditura njëra pas tjetrës pa ndërprerje, nga fillimit deri në fund të njërës këngë, prandaj kjo mënyrë e shkrimit letrar i përket poemës me vargje astrofike. Kjo radhitje astrofike nuk ndikon aspak në funksionin estetik të poezisë,madje përkundrejt kësaj jepet komplet mesazhi me një frymë të së lexuarit.
Naimit si një krijues i kohës së klasicizmit të shekullit XVIII, iu desh të zgjedhë, metrikëndhe rimën, në mënyrë që të jetë tërheqës për masat e gjera popullore. Prandaj, ai zgjodhi tetërrokëshin e këngës lirike popullore, sepse ajo qe më e përhapur dhe më e afërt me lexuesin. Në disa vende ai përdor edhe ritmin e gjashtëmbëdhjetërrokëshit. Naimi nuk kënaqej me përmbajtjen që i ofronte lexuesit të veprës së tij, gjithashtu ai nuk kënaqej edhe për kumbimin dhe rikumbimin e fjalës që i përgjigjej shumë ritmit të poezisë.
Për sa i përket lidhshmërisë së këngëve me njëra-tjetrën, nuk mund të themi se ato janë të varura njëra nga tjetra, sepse pothuajse secila nga këngët ka fillimin, zhvillimin, kulminacionin e ngjarjes dhe përfundimin e saj (nëse këtë e shikojmë si tekst narrativ).
Kjo poemë është një ndër poemat e njohura të poetit së bashku me poemën “Historia e Skënderbeut”, sidomos tek komuniteti Bektashian. Ka shumë arsye për të qenë e njohur dhe e përshpirtshme tek myslimanët, sepse përmes kësaj poeme të quajtur “ Qerbelaja”, një komb i tërë shqiptarë njihen me një realitet qënë vetvete përmban shumë mesazhe e mësime të trimërisë, dinjitetit, vlerave kombëtare dhe fetare, të atdhedashurisë, të bindjes, sinqeritet dhe trashëgimisë së një bindje të fortë në fenë e trashëguar të paraardhësit të tij Profetit Muhamed.
Për sa i përket idesë, apo motivit në këtë poemë, ajo është marrë nga një realitet historik, nga kultura arabo-persiane, sepse ngjarja ka ndodhur në tokat arabe ndërsa inspirimi, frymëzimi i poetit është bërë më shumë nga dijet e teqeve Bektashiane si dhe shkrimet Persiane, sepse persianët ishin ata që e mbrojtën atëherë edhe e mbrojnëderi më sot dhe e ngritën lartë ngjarjen e Qerbelasë si një fenomen historiko shkencorë, në mënyrë që mos të harrohet mesazhi hyjnor i kësaj ndodhie.
Gjithashtu nën dërtimin e poemës Qerbelaja tek autori ka ndikuar shumë edhe shkollimie frymëzimi bektashian, sepse Naimi ishte ndjekës i këtij sekti Islam. Më pas ai u bë edhe një ideolog i cili u mor me shkrimin e librave, mësimeve të ndryshme për Bektashinjtë e këto shkrime i emërtoi me emrin “ Fletore Bektashiane”. Prandaj, si ndjekës i sektit Bektashi, Naim Frashërinë përgjithësi, siç shkruan edhe profesor Rexhep Qosja, “shquhet për një ndërtim shpirtëror, që në një pjesë i detyrohet gjuhës, letërsisë dhe filozofisë, së vjetër persiane.[2]
Bota në të cilën është ndërtuar kjo poemë, nga aspekti fizik është Fusha e Qerbelasë në Irak, si dhe Gadishulli i Arabisë, mirëpo kjo poemë edhe pse përshkruan këtë vend gjeografik, me rërë të nxehtë e ajër të dendur, prapë se prapë, nuk njeh as kufij metafizik, as kufij metahistorik, pra nuk njeh as kohë as vend, sepse ndodhia e Qerbelasë me mesazhin e saj hyjnor u bë e lavdishme për të gjitha fiset, kombet, kohët, trojet dhe për gjithë njerëzimin e çdo kohe të së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes. Prandaj themi se Qerbelaja u bë një ngjarje për të cilën me qindra mija libra, krijime letrare edhe sot e kësaj dite i thurin poezi, poema, tregime, rrëfime, fakte historike hulumtuese. Kështu pra Qerbelaja mbetet ndodhi kolosale që ngjall shumë shpirtra krijues, që të shkruajnë dhe krijojnë për të nga çdo fushë e artit dhe shkencës, qoftë ajo në letërsi, histori, filozofi, si dhe prodhim të zhanrit filmik etj.
Përmes kësaj poeme Naim Frashëri e ka konstruktuar me shumë mjeshtëri tërë ndodhinë e myslimanëve që nga koha e Profetit Muhamed e deri tek dashamirësit e Imam Husejnit, të cilët disa vite pas kësaj tragjedie u ngritën t’i hakmerren Jezidit dhe përkrahësve të tij me në krye Ibni Zijadin. Pra, ky vëllim poetik hodhi dritë mbi një tragjedi të paharrueshme njerëzore të shprehur në gjuhën e poezisë, të mbushur me ndjenja shpirtërore dhe fetare. Ku kjo vepër e tij frymëzonte atëherë por edhe sot e kësaj dite me frymën e lirisë, drejtësisë dhe pavarësisë. Gjithashtu këtë epope mund të themi se Naimi e krijoi duke u mbështetur në dijet dhe frymëzimet e tij të çiltra dhe bëri që kjo të jetë si një indikator dhe shërbesë për shqiptarët, si një frymëzim në luftën e tyre patriotike.
Naimi dëshironte që njeriu i tij të mos kënaqte vetëm veshin, por dalëngadalë, e me masë të ushqente edhe shpirtin, ta fisnikëronte atë, ta edukonte e ta mësonte, duke u përgatitur për jetën, të bëhej i vlefshëm për vetveten dhe për të tjerët, ta ngjiste lartë idealin për të ardhmen e tij dhe të shoqërisë ku ai jetonte, për një të ardhme më të ndritur.



Kodi poetik


Kodi poetik i Naimit në poemën Qerbelaja zhvillohet dhe rrëfehet me një koherencë  artistike siç e kërkon poetika e këtijzhanri letrar, gjithashtu edhe ndërlidhja e përkryer e këngës me këngën pasardhëse, lexuesin e bën kurajoz dhe nuk e lëshon lehtë të kalojë tek kënga e ardhshme pa u ndalur të kuptojë mirë se çfarë ka dashur të thotë poeti.
Për sa i përket kodit të komunikimit me lexuesin, ka një ton poetik jo të qetë, por të trazuar, menjë revoltë brenda vetes që kishte ndaj kundërshtarëve antagonistë, si dhe nga ana tjetër paraqitet një sërë elementesh që shfaqin tonin e dhembshurisë që gërshetohen me dinjitetin, trimërinë, sinqeritetin dhe qëllimin shumë hyjnor që kishte Imam Husejni dhe shokët e tij, për vazhdimësinë e fesë së gjyshit të Husejnit.:
Pa Hinduja e pabesë
Q’ishte mëm’e Mavijesë
I pat ngrënë mushkërinë
E shqeu si ujku dhinë,
O Hind moj egërsirë,
Gjakën e njerëzve ke pirë.[3]

Si dhe toni i dhembshurisë, urtësisë dhe trimërisë paraqitej menjëherë pas atij toni, kërcënues, trishtues që ndikohej nga veprat kriminale dhe të liga.

Zoti i madh, q’e donë njerinë
I fali ndihmës Alinë,
Q’ish dragoj i Perëndisë
Edhe mbret i trimërisë.[4]

Edhe pse toni i poetit ishte ai i revoltës, dhembshurisë dhe mburrjes reale, nga ana tjetër, dobia më e madhe vërehet në funksionalizimin, në frymëzimin e kodit të komunikimit, mënyrës së përcjelljes së mesazhit poetik, që ka bërë natyralizimin[5] poetik d.m.th, në formën më të mundshme që zhanri poetik, këtë rast poema “Qerbelaja”, të arrijë ta  prezantojë vetveten.

Gjithashtu njohja e mirëfilltë e poetit me jetën e Familjes së Profetit dhe ndodhisë së Qerbelasë, e bëri që poeti ta prezantojë veprën me fjalë që buronin nga bindja dhe dashuria. Vrulli i tij poetik transmetohet shumë bukur, sepse krijimi i tij e plotëson ndjeshëm venerimin e poetit për gjithçka që sheh përreth, ose e ndjen si vlim në brendësi të shpirti dhe mendjes së tij.

Natyralizimi i rrafshit të komunikimit vjen dukshëm përmes një thjeshtësie rrëfimtare, kumtuese, çfarë i bënë këto 25 këngë të dallueshme, mbresëlënëse dhe me frymë po të natyrshme, jashtë atyre sforcimeve që shpeshpoetët dinë të kombinojnë për të arritur te të shprehurit poetik më superior.
“ Qerbelaja” është një ep fetar që merret me historinë e shenjtë islame. Ku Naimi e klasifikon Familjen e profetit Muhamed me një kod të lartë shoqëror, me të gjitha tiparet e personave më të përsosur. Prandaj Naimi përshkruan luftërat, ku përmes luftës, përpjekjeve, krimeve që u zhvilluan me pasuesit e Imam Husejnit, dolën në shesh fytyrat e kriminelëve dhe armiqve të Shtëpisë së Shenjtë Profetike.
Prandaj, specifika e kërkimit të elementeve substanciale në veprën e Naimit mbështetet në temën e zgjedhur, në gjuhën poetike, në shkëlqimi e fjalës shqipe, ku parapëlqehet kodi ligjërimor që e sipër thekson himnizimin.[6]

Estetika e ndërthurtë përmes fjalëve dhe ideve vizionare


Aspekt i përmbajtjes së poemës “Qerbelaja”ka dy anë të medaljes,njëra anë ku poeti me shumë mjeshtri paraqet të bukurën e njerëzve të mirë, nga ana tjetër del në pah e shëmtuara e njerëzve të ligë, si mësim për të mirën e njerëzisë, prandaj themi se edhe e liga në këtë rast është anë e medaljes. Me një fjalë mund të themi se në poemë krahas së bukurës del në shesh e shëmtuara, e mira dhe e liga, trimëria dhe tradhtia, virtytet dhe veset, drejtësia dhe padrejtësia, urtësia dhe çmenduria, si dhe shumë fenomene të tjera antagoniste e shoqërore të asaj kohe.
Përmes vargjeve, estetike që Naimi me shumë mjeshtri e paraqet ndjenjën e së bukurës dhe së mirës, ai arrin ta bëjë të dashur të mirën tek lexuesi, të njerëzishmen si dhe të ngulisë në zemër bindjen dhe dashurinë për njerëzit e Zotit siç ishte Muhamedi dhe Familja e tij:
Kush do Muhamet-Alinë
edhe beson Perëndinë
do Hasan e Fatimenë
dhe qan për Imam Hysenë
nuk bën jezitërinë
djallëzinë e ligësinë
se ata që janë vrarë
e ranë dëshmimëtarë
ranë për një të vërtetë
q’ajo na nderon në jetë.
Konflikti midis së mirës dhe së keqes që skematizon subjektin dhe personazhet e veprës, poeti e shfaq brenda shpirti të çdo njeriu ku fle edhe engjëlli edhe djalli. Por Individi i gjallë, me dilemat dhe luftën e tij të brendshme midis forcave të së mirës dhe së keqes, nuk arrin të bëhet protagonist i poemës, ana e jashtme rrëfimtare e ngjarjeve dhe toni predikues moralizues, mbizotërojnë në veprat në dëm të paraqitjes së përjetimeve subjektive të personazheve.
Naimi në poemën “Qerbelaja” i shpreh përvojat e ndryshme të jetës dhe arritjeve të tij intelektuale, si ato të krijimtarive e dijetarëve lindorë dhe atyre të perëndimorëve, kjo vërehet tek vjersha e Naimit. Në këtë vepër është prania e epiteteve homeriane të tipit këmbë-artë,krahë- zjarrtë, fjalë-ëmbël, punë-lumë etj.
Lëvrimi i poemës së gjatë epike të tipit të Qerbelasë nuk ishte shprehje e një inercie që vinte prej traditës lindore të poemave të zvargura epike, po më shumë prej etjes së lexuesit shqiptarë që donte të shijonte bukurinë e rrëfimit tronditës për tragjedinë e Qerbelasë dhe sakrificën e heronjve të kësaj lufte. [7]

 

Periodizimi  i ndodhive në  poemë



Poema “Qerbelaja” trajton temën e marrë nga historia fetare arabe, duke filluar prej shekullit IX deri në shekullin XVII. Lufta zhvillohet ndërmjet Profetit Muhamed dhe Sufjanit, Imam Aliut dhe Muaviut, Imam Husejnit dhe Jezidin si dhe Muhtarit me Mervanin (birin e Jezidit), pra me një fjalë luftëra të dy fiseve dhe atë gjeneratë pas gjenerate. Në këto vjersha këndohen luftërat ndërmjet familjeve kundërshtare për trashëgimin e Halifatit duke e neglizhuar Imamatin që ishte zgjedhje nga ana e Zotit dhe Profetit Muhamed. Kur Profeti ndërroi jetë në vendin e quajtur Sakife u themelua kalifati në mënyrë demokratike nga ana e shokëve të ngushtë të Profetit, dhe harruan se në Luginën e Gadirit kishin dhënë fjalën Profetit se pas tij do të vijë Imam Aliu si lider i emëruar Imam i gjithë umetit musliman.
Poeti me shumë precizitet i përshkruan kohët e ndodhive, kështu që pas dyluftimeve të gjeneratës së parë, vijnë gjenerata e dytë e Imam Aliut dhe Muaviut, pastaj vijnë gjenerata e tretë e Imam Husejnit me Jezin në Qerbela si dhe në fund të poemës paraqiten edhe luftimet e gjeneratës së katërt, Muhtarit me Mervani si kryengritje e revoltuar dhe e kurdisur për tu hakmarrë ndaj Jezidiut për shkak të gjakut të shehidëve të Qerbelas dhe Familjes së Profetit.
 Poema historike  “Qerbelaja” është thurur me disa ngjarje historike kolektive brenda një periudhe 5 dekadash , duke filluar nga lajmërimi i ardhjes së një feje të re me një misionar profet të quajtur Muhamed deri tek nipi i tij i quajtur Imam Husejni, ku poeti nuk mbaroi poemën Qerbelaja me martirizimin e Imam Husejnit, por vazhdon me hakmarrjen e Muhtarit si dhe mesazhin e dhënë për popullin shqiptarë të krishterë e myslimanë, ku në këngën e XXV poeti e përmbyll këtë poemë të mrekullueshme. Pra, në njëfarë mënyre poeti poemës së tij i jep një ndërtim shumë ideal, si lloj shablloni adekuat duke rrëfyer një histori të tërë që ka ndodhur brenda 50 viteve, me një poemë prej 25 këngëve.
Qerbelaja e Naim Frashërit është një ngjarje metahistorike dhe metafizike që nuk njeh as kohë as vend, Pra është një ndodhi që i jep shembull të shtypurve se si duhet vepruar në çdo vend e në çdo kohë.  Qerbelaja si tokë  gjendet 100 km larg në veri të Bagdadit, buzë shkretëtirës dhe lumit Eufrat.  Në tetor të vitit 680 aty u vra nipi i Profetit, Imam Husejni me 72 meshkuj luftëtarë,  ndërsa femrat mbetën gjallë por shumë të munduara e robëruara nga ushtria e Jezidit. Është interesante të kemi njohuri se në histori ka pasur miliona viktima të dhunës ç’njerëzore, krejt të pafajshme, krejt të pafuqishme , krejt të pambrojtura, mirëpo rrallë herë krijimtaria letrare i ka regjistruar kaq shumë sa është regjistruar Ndodhia e Qerbelasë,  si në historiografi si në letërsi si në tregimet gojore.  Për  nder të kësaj ndodhie poeti jon Naim Frashëri ishte ndër të parët që e ndriçoi dhe e la vepër  memorandumi poemën e tij Qerbelaja për të gjitha gjeneratat shqipfolëse gjer sa të ekzistojë koha. 
Krahas gjitha ndodhive në botë, “Qerbelaja” është vështirë të shpjegohet, se si ka arritur të bëhet një fenomen me kritere historike.   Poema “ Qerbelaja” është ndarë në 25 këngë, në të cilën shqyrtohen shumë ndodhi, vuajte, sakrifica, trimëri, dhe mesazhe hyjnore.
Ne këtu do të cekim veç e veç disa elemente përbërëse të çdo njërës këngë në këtë poemë siç janë:
Kënga e I: autori që në fillim cakton se do të këndojë për urtësinë dhe do të rrëfejë për Aliun, për fëmijët e tij që të jenë si mësim për njerëzinë. Edhe pse poema titullohet me emrin “Qerbelaja”, vjersha e parë nuk fillon me ndodhinë e Qereblasë. Kënga e parë protagonist kryesor ka profetin Muhamed, ndërkohë hynë edhe familja e tij. Muhamedi përmendet me vullnetin e tij për ta shpërndarë fjalën e Zotit që ishte Shpallja.
“ Aty ishte Muhameti, po s’e besonte rrëmeti?
 Edhe zunë ta mundoni, / zemërënë ja përvëlonin.

Protagonist në këtë këngë është Profeti Muhamed , Aliu dhe Fatimja e tij, për këtë rast e përmend edhe ajetin Kuranor kur profetit i zbret shpallja dhe i thotë se “All-llahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (se Pejgamberit) të largojë ndotësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj.” Kaptina 33:33 .
Poeti ynë i nderuar, këtë rast e shpreh me një ngazëllim dhe dashuri të madhe se si profeti Muhamed pas zbritjes të këtij verseti, e fton nën mantelin e tij Aliun, Fatimen, Hasanin, Husejnin dhe këtë e bën në prani të Melekut Xhebrail. Ja si e paraqet këtë ndodhi poeti. Dhe më pastaj i mblodhi shokët e tij dhe i kumtoi se ajeti kishte zbritur për familjen e tij të pastër dhe i tha që:
“kurrë tymos mi mundoni/ kush më ka dashur mua, /
të i dojë këta që i dua,/ të parë ua lë Aliun ta keni si Perëndinë.

Ky pra ishte amaneti i Profetit edhe pse në këngën e 13 paraqitet tradhtia e myslimanëve të cilët ia mbytën gjithë anëtarët meshkuj të Profetit përveç një mashkull që ishte vullneti i Zoti dhe ai mbeti i gjallë për të shumëzuar sojin e Profetit e ai ishte djali i Imam Husejnit, pra Zejnel Abedini.
“Muhamedi duke marrë Alinë dhe Fatimen ,/ edhe Hasan e Husejn, /
Posi squka zogjt i mblodhi ,/ pëqinjtë sipër u hodhi, /
djemtë e mi këta janë,/ Ali - Aba i thanë./[8]

(Ali Aba, nënkupton Ahlul Bejt që në shqip i bie Pronarët e Shtëpisë së Profetit, apo Familja e Profetit)
Antagonistët e këngës së parë dhe personazhet e parë negativë që përmenden janë Ebu Sufjani dhe gruaja e tij Hinda e cila ja kishte mbytur më të dashurin xhaxha Ebu Hamzan dhe ia kishte ngrënë mushkëritë duke e masakruar kufomën. Pastaj përmendet, Mervani djali i Ebu Sufjanit, si dhe Muvaija nipi i tij, e babai i Jezidit, të gjithë këtyre i thonë pjellë e ligë e Hindas dhe Sufjanit.

Kënga e II: fletë për dredhitë, mashtrimet dhe egërsinë e Muavijut kundrejt Familjes së Profetit. Poeti e paraqet karakterin e Muavijut në mënyrë shumë drastike, njëkohësisht edhe i jep nëmët më të liga.
“ Muavija pastë nëmë, /që ishte mynxyrë e gjëmë!/ ish i lik e i pa besë,/
 prej njerëzisë s’kishte pjesë,/ djalli vet ishte faqeziu,/me fytyrë prej njeriu.”
Poeti në këtë këngë përdor figurën stilistike të krahasimit, duke e krahasuar të mirën dhe të keqen, të bukurën dhe të shëmtuarën. Më lartë e pamë se si e karakterizon Muavijun, ndërsa tani të shohim se si e lavdëron Aliun. 
“Aliju ishte e vërteta,/ që mbante soje jeta,/
ishte vetë njerëzia,/ q’atje është Perëndia. “/

Është interesante të përmendim, se kur kemi parasysh edukimin fetarët të Naimit, të gjitha ndodhitë që i përmend në Kuran i lidh me argumente të sakta Kuranore dhe kjo bënë që lexuesi i cili ka njohuri me mësimet Kuranore, ta kuptojë me shumë lehtësi dhe të shkrihet në botën Naimjane me estetikën e tij poetike. Ja një shembull nga ajeti Kuranor, Në kaptinën 33: 33, ku gratë e profeti nuk janë të kënaqura me jetën e tyre, kërkonin lukset e kohës dhe duke mos treguar respekt ndaj profetit ato ankohen. Zoti ia tërheq vërejtjen dhe i le të lira gratë e Profetit, e këshillon profetin që mund t’i shkurorëzosh dhe t’u japësh dhuratat e shkurorëzimit, ndërsa ato që rrinë pranë teje ato nuk kanë të drejtën të dalin jashtë shtëpisë, por të jenë të përkushtuara ndaj Zotit.[9]
Mirëpo Ajshja ishte gruaja më e re e Profetit e cila e theu këtë ligj të Zotit dhe këshill të Profetit duke dal me dy shokët e Profetit, Talhan dhe Zubejrin për ta luftuar Aliun në betejën në Siffin, apo siç e quanin “Lufta Rreth Devesë” apo Naimi e quante “ Lufta rreth Kamiles” e në deve ishte e hipur Ajshja gruaja e Profetit.
Poeti këtë ndodhi e paraqet me dhimbje, se Ajshen e kishin mashtruar dy djajtë, Naimi shokët e profeti i emëron me emrin djajtë, ndërsa Ajshe e paraqet si antagoniste në këtë këngë, sepse ajo bëri ç’ rregullim në shoqëri, doli nga shtëpia me qëllim që të e luftojë Imam Aliun, dhëndrin e Profetit. Ja si e reciton poeti:
Pa i dërgonë Ajshes,/ nja dy a tre të pabesë,/
Si emësoj Muavija,/ del në meqë Aisheja,/ edhe xegit njerëzia,/....”

Kënga e III: Flitet për urtësinë e birit të madh të Aliut, Imam Hasanit, i cili me tolerancën e tij, e anashkalon të drejtën e tij vetëm e vetëm mos të derdhet gjaku i bashkëvendëseve të tij Medinas. Në këngën e dytë u përmend edhe vrasja e halifit të tretë Osmanit, kështu që në këngën e tretë poeti vazhdon ta përshkruaj ngjarjen“Rreth Devesë”, apo “Lufta në Sifinë” me një revoltë dhe ton shumë trishtues ndaj protagonistëve të këngës.
Në këtë këngë Ajshen e paraqet si një femër xheloze ndaj Fatimes, edhe pse Fatimja tani më nuk ishte në këtë botë, Ajshja jo vetëm që theu ligjin e Zoti që të mos dal nga shtëpia, por ajo bëri edhe një mëkat shumë më të madh, sepse u ngrit të kërkojë gjakun e Osmanit duke e kërkuar vdekjen e Aliut.
Poeti këtë ndodhi e pasqyron si të jetë një roman narrativ, e jo një poemë me shumë metrikë, ritëm dhe melankoli nëpër rreshta. Mavia dëshironte pas Osmanit të merrte pozitën si halife. Ndërsa Imam Aliu as që i jepte rëndësi kësaj pozite, por populli pas vdekjes së Osmanit ishte në një çështje të rrezikshme, andaj Imam Aliu përkrah gradës së lartë që kishte si Imam i përcaktuar nga shpallja e Zotit, e kumtuar nga goja e profetin në Luginën Kum, apo e quajtur në origjinal GADERUL HKUM, u desh të bëhej Halif siç e thërriste poeti “Emirul Muëminin” pra, udhëheqësi i besimtarëve. Në rrëfimet e historisë Islame, shtjellohet dhe përcillet shumë bukur sa ishte i gatshëm Imam Aliut për t’u bërë halife, por ai këtë poezitë e mori vetëm për të rregulluar situatën e mjerueshme të myslimanëve, pra pas vdekjes së Osmanit. Prandaj Imam Aliu para njerëzve tha: “Këtë (kalifatin) që po më ofroni ju, për mua është si një plëndës (brendia e barkut)të dhisë në duart e zgjebura”, aq pra e kishte rëndësinë kalifati.
Edhe në këtë këngë poeti e përdorë figurën e krahasimit, por jo duke krahasuar dy persona por duke krahasuar veprat e dy personave. Gabimi i Ajshes ishte që kishte dal nga shtëpia dhe këtë gabim Ajshja e kuptoi se kur filluan të lehin qentë përreth devesë së saj, asaj iu kujtua thënia e profeti, se:“ pas vdekjes sime do të ngihet njëra nga gratë e mia, do të jetë e hipur në deve dhe qentë do të lehin përreth devesë, dhe këtë parashikim ja tregoi Ajshes duke i thënë direkt në fytyrë se ti do të jesh ajo”, prandaj Ajshes kur ju kujtua kjo thënie e Profetit ajo deshi të largohej nga beteja dhe ishte bërë pishman, mirëpo Talha dhe Zybejri dy shokët e Profetit as që dëshironin të dëgjonin dhe nuk e lanë të kthehet. Të shikojmë pra se si e paraqet këtë ndodhi poeti.
“ Tani e doni gjakn’ e tija ( Aliut), / S’kini turp nga Perendia,/
Gruan e të parit tonë, / përpara e keni lënë, /
e keni bërë si shtrigë, / dhe të pabesë e të ligë, /.  “

Ndërsa nga ana tjetër e tregon fisnikërinë e Imam Aliut dhe sjelljen e tij shumë tolerante ndaj Ajshes, edhe pse ajo e kishte thyer urdhrin e Zotit dhe fjalën e burrit të saj profetit Muhamed. Imam Aliu për hirtë asaj që ishte gruaja e Profetit Muhamed, urdhëroi ushtrinë që me shumë respekt ta përcjellin në shtëpi si një femër mëkatare, por e falur nga fisnikëria e shenjtë e Imamit.
“Aishja me Mehmenë, / motër e vëlla qenë, /pastaj Ajshja dolli, / zoti Ali e përcolli,/
 Pa i dha edhe Mehmenë, edhe Hasan e Husejnë,/
 atë në Meqe e shpunë,/ kshtu u mbaru kjo punë./. “  

Kënga e IV: Përsëri i përshkruan me shumë mjeshtri hilet, nënçmimet, jodëgjueshmërinë e Muaviut ndaj Profetit Muhamed dhe Halifatit të Imam Aliut. Përmendet dredhia se si vihet Muaviu në pozitë përmes dy ndihmëse të tijqë i siguruan halifatin Muaviut.

Kënga e V:Këtu gjithashtu vazhdon të rrëfejë për Muavijun dhe komplotin që i bëri Halifit të tretë Osmanit në mënyrë që t’ia merrte pozitën e halifatit. Protagonistë në këtë këngë janë prapë Aliu, Malikul Ashtari komandant shumë trim, ndërsa antagonistë janë Muaviju dhe ushtarët e tij. Luftuan 4 muaj resht, dredhitë e Muavijut s’kishin të ndalur, pjesa më e njohur në histori dhe e përmendur në poemë është kur Muaviju i merr librat e shenjtë Kuranët dhe i vendos në shtizë dhe kështu hilja e Muaviut ishte një pretekst, sepse e dinte që Aliu ishte i devotshëm dhe nuk lejonte veten të bënte hile në baza të Kuranit.

Kënga e VI: Tregohet urtësia e Imam Aliut dhe pamundësi e Muavijut për t’u ballafaquar me të. Poeti në këtë këngë paraqet edhe zakonet e femrave arabe , të cilat para se të martohen me një mashkull, kishte të drejtën t’i jepni ndonjë kusht. Prandaj Abdurrahmni i biri i Mulxhemit, që poeti e thërriste, i rremi birë i të rremit, ai kërkoi këtë femër të bukur për t’u martuar, por ajo i dha kusht që ta mbyste Aliun, sepse kishte urrejtje të madhe ndaj tij. Për fat të keq këtë bëri e mbyti Imam Aliun në Mihrab, vendi ku udhëhiqet namazi
Gjithashtu në këtë këngë përmendet edhe Esma gruaja e Imam Hasanit e cila gjithashtu nga premtimet e Jezidit, që nëse e mbyt burrin e saj, Jezidi do ta merrte për grua. Kështu pra bëri Esma e helmoi burrin e saj dhe poeti e përshkruan si një femër të ligë që për shkak të kësaj bote e humbi Xhenetin dhe do të digjej në Xhehenemin e këndellur.

Kënga e VII: tregohet se Muaviu tani më ishte bërë halife, apo siç e thotë poeti / Mavijeja mbret ishte bërë/, e mbretërit nuk ishin të lëvduar as në Kuran e as në predikimet e Profetit Muhamed, sepse ata pas çdo lloj sundimi që kishin, pas vete lënin gërdi e shkatërrim. Në këtë këngë  poeti bënë krahasimin e Urtësisë drejtësisë së Aliut me mashtrimin dhe keqbërjet e Muaviut.
Ky krahasim shihet shumë qartë në rreshtat e thurur që paraqesin ndeshjen midis së mirës dhe të keqes, midis forcave të errësirës dhe forcave të dritës, ku lexuesit mund të nxjerrin disa mësime morale dhe të zbrisnin në truallin historik të jetës së tyre, ku ndarja qe e prerë.
me nj’anë ishte mirësia
m’anën tjeter djallëzia,
më nj’anë’ ishin urtësitë,
m’anë tjatrë marrëzitë,
më nj’an ishte e vërteta
më nj’an’ e rremja e shkreta......( vjersha VII 73 , Poema“ Qerbelaja”)

Kënga e VIII:Pasqyron trimërinë e Muhtarit dhe Mehmed Qethirit dhe i përshkruan me tipare të një shqiptari, se nëse armiku ia kërkon mysafirin, ai më parë jep veten se sa besën e mysafirit. Gjithashtu i përshkruan karakteristikat e Hanit nikoqiri i njohur në këtë poemë me bujarinë, guximin dhe respektin e madh që kishte ndaj Familjes së profetit, ai e pranoi Muslimin dhe rrezikoi për të si për vete dhe në fund edhe u mbytë nga dora e ushtarëve të Ibni Zijadit.

Kënga e IX: Nga kjo këngë fillon shtjellimi i ngjarjes së Qerbelasë, duke treguar karakterin e Jezidit dhe tiparet e shenjta njerëzore të Imam Husejnit. Imam Husejni në mes të natës ishte thirrur nga paria Medinase të cilët i trasmetuan mesazhin e Jezidit nga Damsaku, se Imami duhet t’i japi bejatin, besën dhe ta pranojë Jezidin si halife, si Emirul Muëminin, Lider i Muslimanëve.
Por, Imam Husejni duke e ditur se Jezidi bënte tirani të pa durueshme mbi myslimanët, si edhe kishte bërë shumë çrregullime dhe devijime në fe, Husejni ngrihet nga pallati, dhe largohet në shtëpinë e tij. Atje ai tubon të gjithë të afërmit e tij, prej tyre 72 burrash dhe të tjerat gra e fëmijë. Kështu pra Imam Husejni niset për në Fushën e Qerbelasë, fushë e cila mbeti simbol i martirizimit për të shtypurit që e ngritën zërin e tyre kundër shtypësit mizor dhe kriminel i popullit të vet.
Poeti e përmend edhe Muslimin, lajmëtarin e Imam Husejnit që e dërgon në Kuffe, mirëpo ai vritet dhe kjo është një shenjë shumë e frikshme se nuk ka negociate, por familja e Profetit me të gjithë pasuesit e tyre refugjatë nga Medineja për në Kuffe ishin në rrezik për jetën.

Kënga e X: Imam Husejni me një qëndrim stoik del para ushtarëve të Jezidit, me qëllim që të bëjë negociata, të mos fillojë lufta, sepse myslimanët e Kuffes e kishin ftuarve të, por  fjalët e Imam Husejnit nuk kishin mundësi të dëgjoheshin nga veshët e shurdhër e zemrat e vulosura që iu ishin përbetuar Jezidit dhe që e donin në thes kokën e Husejnit për t’u shpërblyer me flori nga Jezidi. Kështu pra fillon edhe lufta e përgjakshme në fushën e Qerbelasë.
 Kënga e XI:Paraqet betejën në Qerbela, këtu poeti e përshkruan gjithë atmosferën kobzezë që mbretëronte, si dhe fillimi ne dyluftimeve ndërmjet 72 peronave me më shumë se tridhjetëmijë ushtarë kundërshtarë të Jezidit të ardhur nga Shami
Kënga e XII: Përshkruhet dita e parë pas martirizimit të Imam Husejnit,si edhe vazhdimësia e vuajtjeve të grave të Familjes së Profetit, që u morën rob nga ushtria Jezidite.

Kënga e XIII: Përshkruan arrogancën e Jezidit dhe urtësinë e të robëruarve nga familja e Profetit, që në këtë karvan të mirësisë ishin robëruar të gjitha femrat dhe vetëm njëri prej tyre ishte mashkull. Ai ishte djali i vetëm i mbetur nga Imam Husejni, pra Zejnel Abidini, i cili ishte shumë i sëmurë. Ndërkaq në traditën arabe, i sëmuri plaku dhe femra ishte turp ushtarak të mbyteshin nga dora e tyre. Por besimtarët pasuesit e Imam Husejnit këtë sëmundje e quanin mrekulli nga Zotit, sepse nga gjaku i Imam Husejnit i vetmi trashëgimtar ishte Zejneli i cili e vazhdoi lozën dhe trashëgimin e Profetit Muhamed me 12 imamët resht.
Në këtë këngë merr fund jeta e Imam Husejnit, i cili pas vetes le shumë amanete dhe vet martirizimi i Imam Husejnit mbetet simbol i drejtësisë, përkrahjes së të shtypurve dhe ngritjes së zërit kundër tiranëve të padrejtë e mizor. Ndërsa Zejnebja ishte femra e cila i dha jehonë kësaj ngjarjeje madhështore, e cila ndodhi dhe e transmetoi atë. Deri më sot përkujtohet çdo vit nëpër botë nga miliona njerëz duke u solidarizuar me dhimbjen dhe sakrificën e nipit të profeti, pra Imam Husejnit. Zejnebja paraqitet në poemën e Naimit si femra më elokuente që njihte bota. Ajo e kishte tipar të babait të saj Imam Aliut, andaj edhe profeti e kishte emëruar me emrin Zejn Eb që do të thotë Zburim i Babit (Aliut). Zejnebja tani pas martirizimit të 72 martirëve në Qerbela, kishte rolin dhe përgjegjësinë më të madhe, si dhe amanetin që ia kishte dhënë vëllai, që kjo ndodhi të flitet e përflitet në mënyrë që të mos harrohen të ligat e jezidëve dhe të mos shuhet e të mbetet në harruar sakrifica dhe gjaku i trimave të Qerbelasë që dhanë jetën e tyre për ta ruajtur e ringjallur fenë e Profetit Muhamed, i cili ujit me gjakun dhe gojët e helmuara të 12 imamëve.

Kënga e XIV:Përshkruan dhe rrëfen fjalët e Imam Husejnit i cili ia drejtonte popullit, duke i treguar se kush jemi ne Familja e Profetit, këtë elaborim e bën Zejnebja motra e Imam Husejnit në pallatin Jezidit, pasi që Imam Zejnel Abidinit nuk i kishte mbetur forcë e zë, nga sëmundja e hidhërimi që kishte.

Kënga e XV: Përshkruan trimërinë e djemve dhe nipave të Imam Husejnit të cilët ishin së bashku në Qerbela. Por, rasti më i vështirë për Imam Husejnin ishte Abdullahu djali i vëllait të tij, të cilin Imam Hasani ia kishte lënë amanet që mos t’i ndodhë diçka e keqe. Abdullahu kërkonte që të dilte në mejdan, por ai ishte i ri në moshë dhe Imamai nuk e lejonte. Abdullahi insistonte aq shumësa që shkoi edhe tek halla e tij Zejnebja që t’i bëjë rixha, të përgjërojë Imam Husejnin që t’i jap leje për të luftuar me armikun.

Kënga e XVI:Përshkruan trimërinë e djemve të Imam Husejnit, edhe pse ishin në moshë shumë të re, për ta ishte më e ëmbël vdekja në rrugë të babait se sa jeta nën poshtërim të Jezidit. Në këtë këngë, poeti rrëfen përmes vargjeve me shumë ton gufues nga shpirti, duke e përmendur foshnjën e vogël gjashtë muajsh Ali Ekberin, djalin e tij, që Imami e morri në duar, dhe i tha kundërshtarëve “ nëse keni punë me mua, çfarë faji ka ky fëmijë që nëna e tij nuk ka pik qumështi për t’i dhënë, e ju ujin ia keni ndaluar”.
Gjithashtu në këtë këngë përmendet trimëria dhe dhembshuria e Ali Abbasit, vëllait të Imam Husejnit, i cili nuk mundi më t’i shikojë fëmijët se si vdesin me buzë të shkrumbuara për një pik uji në shkretëtirën e nxehtë përvëluese. Sukejna vajza e Husejnit iu ankua xhaxha Ali Abasit, dua ujë dua ujë thoshte ajo, e xhaxha Ali Absi nuk iu durua dhe pa marrë lejen e Imamit shkoi në Eufrat, iu afrua ujit, armiqtë ia kishin bërë pritën, ai deshi të pijë një grusht ujë, ai ujin e hodhi ujin tej, sepse iu kujtuan fëmijët dhe gratë e etshme, por për fat nuk arriti t’ia dërgojë ujin fëmijëve sepse shigjetat e armikun u lëshuan mbi të si kokrra breshëri, por më pas edhe të dy duart iu shkurtuan me shpatat katile. Në këtë mënyrë u vra edhe Imam Husejni, pas shumë luftimesh, nuk kishin më mundësi ta mbysin dhe i lëshuan qindra shigjeta njëkohësisht dhe kështu morri fund jeta fizike në këtë botë.

Kënga e XVII:Përshkruan mallëngjimin e Familjes së profetit për Medinën, pas gjithë atyre trishtimeve, masakrave dhe krimeve që përjetuan në Qerbela. Në këtë këngë tregohet gjithashtu edhe besnikëria e gruas së Imam Husejnit, Shehribanes, e cila dëshironte të dilte në mejdan së bashku me burrin e saj Imam Husejnin.
Në këtë këngë paraqitet edhe fytyra e Shimrit që i përngjante derrit dhe biseda e Shimrit me Imam Husejnin, i cili i thotë Shimrit, kur të bie në sexhde për namaz, atëherë të ma presësh kokën, sepse ne Familja e Pejgamberit vetëm në namaz e japim jetën.

 Kënga e XVIII: Naimi thërret besimtarë shqiptarë që të kujtojnë Qerbelanë dhe të mbajnë gjallë këtë tragjedi të shenjtë. Ta mbani gjallë duke lexuar poemën e tij, por edhe duke e përkujtuar çdo vit, duke u solidarizuar në matem, në muajin Muharem, duke përkujtuar Ashuran, që bota në mend të na mbajë sa të ketë jetë njerëzimi.
Në këtë këngë përshkruhen vajtimet e grave që e qajnë kalin që erdhi në mesin e grave pa trupin e Imam Husejnit. Këtu poeti i përshkruan edhe llojet e mallkimeve që bëjnë gratë, duke i kënduar me lot në sy dhe i mëson edhe atdhetarët e tij shqiptarë se për sa kohë ka gjëma e vajtime, njerëzit asnjëherë nuk do të dalin nga kujtimet, e sidomos për njerëzit e mëdhenj si Imam Husejni, i cili e dha jetën e tij për njerëzinë duke i mësuar ata, se jeta është e shenjtë dhe atë duhet ta ruash me nder e jo të jetosh me nënçmim nga tiranët mizorë e të mjerë.
Kënga e XIX: Prezanton paditurinë dhe injorancën e besimtarëve të asaj kohë me anë të fjalëvetë Imam Husejni (paqja qoftë mbi të).Me fjalët që tha Imam Husejni mbetën simbole të poshtërimit për tradhtarët dhe tiranët e Qerbelasë, si edhe këshilla për gjeneratat e ardhshme që do të vinin.

Kënga e XX: Paraqet virtytet e larta të shokëve të Imam Husejnit, që trazuan rrugën e Imamit e ai ishte Muhtari dhe shokët e tij. Imam Husejni e kishte blerë këtë vend në Qerbela, para se të vinte në këtë betejë, Imam Husejni ishte evlia i afërm i Zotit, ai shikonte shumë larg nga e sotmja, prandaj i paditi njerëzit e kufjes për tradhtinë që i bënë dhe i urdhëroi meshkujt e kësaj rrethine, që pas martirizimit të tyre në Qerbela, të dalin meshkujt e Kufesë që t’i tubojnë e varrosin kufomat e tyre, që mos t’i shohin vendet e tyre të turpshme.

Këngë e XXI: Tregohet riorganizimi i jetës së Muslimanëve,me në krye Muhtarin i cili në fund e mori hakun e Imam Husejnit, ku ia preu kokën Ubejdit siç ja kishin prerë Husejnit. Muhtari ishte me prejardhje persiane. Kur ai kishte dëgjuar se Husejni është nisur për në Qerbela, ai kishte bashkuar shumë fise dhe kishte bërë ushtri për t’i dalë në ndihmë Imam Husejnit. Mirëpo Ymer Saadi Ubejdullahu, i kishte burgosur dhe mbytur të gjitha këto grupe që ishin për Husejnin, ndërsa Muhtarin e kishte burgosur e nuk e kishte mbytur, sepse do të hynin në gjakderdhje me fisin e tij. Por Muhtari i kishte dhënë besën Imam Husejnit se do të hakmerret për gjakun e tij

Kënga XXII: Përshkruan edhe njëherë burrërinë dhe trimërinë e shokëve të Imam Husejnit dhe më pas marrjes në dorë të pushtetit nga Dinastia Abasite.

Kënga e XXIII: Në këtë këngë poeti e përshkruan përsëri mjerimin e besimtarëve të vërtetë nën pushtimin e Dinastisë Abasite, kohën e të urtit Imam Xhaferit , si dhe ndarjen e myslimanëve në Zejditë dhe Imamitë etj.

Kënga e XXIV:Flet për vazhdimësinë e ligësive, krimeve dhe pushtimit jo njerëzor të Abasidëve, në këtë rast në krye kishin Aba Xhigerin, i cili e ngriti mbretërinë në Bagdad.

Kënga e XXV: Pas gjithë këtij përshkrimi të vlerave të besimit dhe sakrificave që bën Familja e Profetit Muhamed, poeti me një vrull patriotik dhe anim njerëzor, i rrëfen shqiptarëve, atdhetarëve të vet, se si duhet çmuar feja dhe urtësia e mbi të gjitha e drejta dhe njerëzia. Poeti e përfundon poemën në formë lutjeje duke i shpreh ndjenjat e thella patriotike duke nxitur bashkëkombësit që ta shpëtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët, për t’ia mësuar gjuhën shqipe, për t’i sjell shqiptarët në udhë të mirë dhe të mbarë për mirësitë e dituritë, për nderin e kombit, për mëmëdhenë, se si të dalin në dritë:
“ Zoti i madh e i vërtet
mos na lerë kurr shkret,
ti je Zot i gjithësisë
Perendi e Shqipërisë,
urdhëri ytë po të jetë
e po të duash ti vetë,
gjithë punët mbarohen
gjëkundi nuk ndalohen. “( nga vjersha e fundit, e XXV, vargu 393 )

Në indin filozofik të poemës, shkrihen parimet e doktrinës Bektashiane që Naimi i pati formuar më parë në traktatin me titull “Fletore Bektashiane” (1896). Kjo doktrinë si u thamë sipër kishte karakter sinkretik, me konceptin për Zotin si “ tërësi” dhe manifestimin e jetës Universale (Faik Konica) dhe me frymën e saj ekumenike të vëllazërimit të njerëzve dhe të shqiptarëve mesnjëri-tjetrit zuri vend në shpirtin e tyre[10]






Interpretimi tekstual i poemës


Naim Frashëri përmes poemës  “Qereblaja”, e paraqet një ngjarje historike që ka ndodhur brenda 5 dekadave. Mjeshtëria dhe intelekti gjenial e shkrinë  gjithë këtë ngjarje voluminoze,  në një poemë me shumë kuptim domethënës dhe thelbësore, me paraqitjen e lëvozhgës historike por me shprehjen e brendshme artistike, letrare dhe shpirtërore,  që e shtynë lexuesin edhe studiuesin të thellohet në brendi të saj,  se çka ka dashur të thotë i nderuari poet.
Me qasjen e interpretimit tekstual të kësaj poeme “ Qerbelaja” ne do ta kuptojmë botën Naimijane që e projekton me shumë mjeshtri e urtësi. Çdo varg në poemën Qerbelaja ka intencën e tyre, vargjet janë përplot kuptime nxitëse që lexuesin e bëjnë jo vetëm të ndiej një rehabilitim shpirtëror përmes estetikës, metrikës dhe rimës së dukshme në vargje, por edhe e bënë më vigjilentë  që të marrë njohuri për një ndodhi, një rrëfim me plot të vërteta të bazuara në histori islame.  
Naimi qe poet i arsyes e jo i justifikimit për atë që e ka thënë,  për atë që ka dashur ta interpretoj tek njerëzia. Prandaj,  çdo fjalë e tij interpretohet me nivelin më të lartë të urtësisë, mençurisë dhe vërtetësisë. Frymëzimet e tija ishin të bazuara në të vërtetën dhe dëshirën e të jetuarit të bukur me etik, me urtësi e dashuri për njerëzinë, drejtësinë, bagëtinë, bujqësinë, heronjtë  kombëtarë e fetarë,  që kishin një ideal të shenjtë,  të duan dhe të rrojnë për drejtësi dhe dinjitet, për mirësi dhe dashuri.
Të gjitha shkrimet e Naimit bazohen në mësimet e shenjta islame bektashiane, ngase ai ishte rritur në atë frymë, dhe koha e tij ishte kohë kur kultivohej  romantizmi që kishte elemente religjioze në përbërjen e një krijimi letrare.  Bektashizmi e Naimit kishte të bëjë me filozofinë, teologjinë dhe letërsinë e teqeve bektashiane, mbështetur në krijimtarinë, traditën e interpretimet e Pirit ose Hyjit Haxhi Bektash Veli-u, Ballëm Sulltani etj..

Përfundim


Poema “ Qerbelaja” e Naim Frashërit ishte një krijim nga vitet  e fundit të jetës së shkrimtarit, e botuar në vitin 1898, dy vite para vdekjes së tij.  Përkundër sëmundjes së mundimshme, që përjetoi Naimi, ai e shkroi këtë vepër aq të dhimbshme, aq të prekshme, ku në njëfarë mënyre ai e solidarizoi dhimbjen e tij fizike me dhimbjen e trimave të Qerbelasë. Kur e lexojmë këtë poemë të Naimit e kuptojmë se ai ishte i lidhur shpirtërisht me personazhet e kësaj poeme, sepse nga qasja e tij shihet se Naimi ishte besimtarë i denjë dhe atdhetar i përkushtuar ndaj kombit të tij edhe pse shumicën e jetës së tij e jetoi  dhe vdiq në Turqi.   
Poema Qerbelaja është shumë mirë e renduar  dhe e  shkruar në vargje të njohura të kohës së klasicizmit romantik, e cila njihet si poemë epike por edhe si një histori e rrallë. Me këtë poemë epike u plotësua zbrastia e madhe që në ato kohë ishte në mesin e besimtarëve dhe dashamirëve shqiptarë të islamizmit dhe sektit Bektashi.
Poema “Qerbelaja” është vepër e njohur artistike, historiko-letrare e cila  me një mjeshtri të madhe  shpalos plotësisht historinë, jetën dhe luftërat e Imam Husejnit dhe Imam Aliut.  Poeti Naim Frashëri,  përmes  poemës “ Qerbelaja” prezanton projektin e  tij të planifikuar kulturor dhe historik. Më këtë poemë shkrimtari ia mësoi popullit të tij se si duhet njeriu të mos jetë dredharak dhe servil , regjimeve të ndryshme të kohës, por të jetë i bindur, të ketë vetëbesim në atë që e ka trashëguar nga të parët e vetë. E në këtë rast është një trashëgimi dhe një bindje më specifike sepse besimi dhe brumi i tij shpirtëror ishte gatuar e kultivuar nga vetë duart e shenjta të gjyshit të tij që ishte i dërguar i Zotit.
Ai dëshiroi që popullit shqiptar t’ia mësoj qëndresën, drejtësinë, durimin, ballafaqimin me urtësi , me të ligën dhe të paudhën, si dhe ta mësoj një popull të tërë,  se Husejni nuk ishte trim vetëm i luftës së Qerbelasë por ai ishte një shembull i të shtypurve, shembull i Urtësisë mirësisë, dashurisë dhe sakrificës më të shenjtë për të cilën nuk duhet kursyer as gjaku as trupi Naimi ia mësoi popullit të tij se shpirti ashtu se ashtu nuk vdes por vetëm kalon nga një botë në një botë tjetër, por njeriu i mirë mbete shembull i mirë për të mirën e njerëzisë dhe gjeneratave të ardhshme, qofshin ato shqiptare apo jo shqiptare, myslimane apo të krishtere.
Në këtë përfundim vlen të rikujtojmë se Naimi me veprën e tij “ Qerbelaja “ dëshiron jo vetëm të afrohet tek lexuesit shqiptarë por njëkohësisht ta bind atë, ta edukojë dhe ta bëjë sa më të qytetëruar, të civilizuar, me vlera dinjitoze, trimërie , patriotike, fetare  e kombëtare, me një fjalë ta bëjë një komb të mirë  shqiptarë ashtu siç dëshironte ai ta shihte. E këtillë ishte dëshira dhe vizioni i Naimit si e çdo romantiku evropian që e preokuponte , mundonte , shqetësonte kalueshmëria e kohës. 
Atdhedashuria  e Naimit në radhë të parë manifestohet në ruajtjen e identitetit,  në ruajtjen e zakoneve kombëtare,  në ruajtjen e gjuhës simbolit kombëtarë  dhe kultivimin e fesë për të cilën është i bindur  dhe kryesisht në flijimin heroik për atdhe. Vetë  flijimi,  martirizimi dhe atdhedashuria ishte ideja e shenjtë e Naim Frashërin.















Litratura:


-          Ashura “Imam Homeini”,Tiranë 2008
-          Frashëri Naim, “Qerbelaja”, botim i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë 2011
-          Kurani dhe Hija e tij Ship, Porf. Dr.Feti Mehiu
-          Letërsia dhe mistika iraniane në Shqipëri Tiranë, Mars 2003
-          Sesioni Shkencor i mbajtur më datën 20 tetor 2000, në kuadër të MLN“Ditët e Naimit 2000„ në Tetovë) “100 vjetori i vdekjes së Naim Frashërit”, Dr. Sali BASHOTA, HIMNIZIMI NAIMIAN DHE NAIMI I HIMNIZUAR,
-          Si dhe linqe të ndryshem në rrjetin social.


 

PËRMBAJTJA


 1. Analiza e veprës “Qerbelaja” e Naim Frashërit..........................................3

2. Naim Frashëri, poet i shquar i Rilindjes Kombëtare...................................5

3. Struktura e poemës “QERBELAJA” e Naim Frashërit.............................6

4. Kodi Poetik.....................................................................................................7

5. Estetika e ndërthurtë përmes fjalëve dhe ideve vizionare..........................9

6.Periodizimii ndodhive në poemë .................................................................10

7. Interpretimi tekstual i poemës .....................................................................18

8. Përfundim .....................................................................................................19





[1]Eqrem Kryeziu, “ Metafizika” Prizren 1998, fq 9
[2]Letërsia dhe mistika Iraniane në Shqipëri”,, Botoi Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë 211, fq. 125
[3] Po aty:fq 15, vargu, 61- 66.
[4]Po aty: faqe 15,vargu 85-88
[5](Natyralizëm (lat.naturalis- i natyrës: naturalismus) lit.art. 1.Drejtim letrar artistik i gjysmës së dytë të shekullit XIX që paraqiste në përgjithësi hollësitë e jashtme të jetës dhe të dukurive...
[6]Sesioni shkencor i mbajtur më datën 20 tetor 2000, në kuadër të MLN“Ditët e Naimit 2000", në Tetovë) “100 vjetori i vdekjes së Naim Frashërit”, Dr. Sali BASHOTA, HIMNIZIMI NAIMIAN DHE NAIMI I HIMNIZUAR, fq, 11


[7]Poezi nga Naim Frashëri, “ Qerbelaja” Foundacioni Kuluror “ Saadi SHirazi, Tiranë 2011, fq 8
[8][8]Poezi nga Naim Frashëri, “ Qerbelaja” Foundacioni Kuluror “ Saadi SHirazi, Tiranë 2011, fq 17

[9]Kaptina 33, verseti 33 Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij. “
[10]FrashëriNaim, “ Qerbelaja”, botim i Fondacionit Kuturor “Saadi Shirazi”, Tiranë 2011,fq 11.